Kryetari i komunës së Deçanit, njëherësh kandidat për një mandate tjetër, nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj, ka prezantuar edhe një nga projektet për komunën gjatë 4 viteve të ardhshme, përcjell InLajmi.
“Kroi i Lajthisë”, është shëtitorja e qytetit që do të realizohet në vazhdim.
Ramosaj u shpreh i lumtur për projektet që po bëhen dhe e presin Deçanin.
Postimi i plotë i tij:
Shëtitorja e qytetit, e “Kroi i Lajthisë”, janë jetë për qytetarët e komunës tonë!Të tilla zhvillime e projekte do të ketë gjithmonë komuna jonë dhe nuk do të ndalen edhe në katër vitet e ardhshme të qeverisjes time!I lumtur të shohë nga afër vazhdimin e punimeve të një nga projektet me të mira të qytetit!#PërDeçaninSkaMeUndal.#AAK121./InLajmi/

















