Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e 1 milionë eurove për student, raporton InLajmi.
Këto para do të ndajën për subvencionimin e bursave për student dhe 1 milionë të tjera për aftësim të të rinjëve në fushën e IT-së.
Kryeministri Kurti u shpreh se përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, do të ndihmohen studentët dhe talentet e reja në fushën e TI-së, me ofrimin e mundësisë për përfundimin e kurseve dhe trajnimeve në këtë sektor.
“Është lajm i mirë për të gjithë profesionistët e Teknologjisë së Informacionit”, tha kryeministri Kurti./InLajmi/