Kryetari I komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar Se ka vizituar kompaninë “Higjiena”, përcjell InLajmi.
Ramosaj në Ditën Botërore të qyteteve të pastra, tha se Deçani është i pastër falë punës së palodhshme të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.
Postimi i plotë i tij:
Mëngjesin e filluam duke vizituar kompaninë “Higjiena”, meqenëse sot, është 22 Shtatori Dita Botërore e qyteteve të pastra, ne si Deçan kemi qytetin tonë të pastër falë punës së palodhshme të punëtorëve të ndërmarrjes “Higjiena”.
Sot, pashë nga afër funksionalizimin e një menaxhimi efikas dhe të qëndrueshëm të mbeturinave në komunën tonë.
Falenderues dhe mirënjohës secilit nga ju!
#krenarmeju.BR/InLajmi/