Në shënimin e 6 mujorit në krye të Qeverisë, Kryeministri i vendit Albin Kurti ka mbajtur konferencë për medie, raporton InLajmi.
Në këtë paraqitje Kurti ka folur edhe për vendimin e 20 Shtatorit që ka të bëjë me reciprocitetin mbi targat e përkohshme, ndërsa për bllokimin e rrugës afër pikë kalimit në Jarinjë ai tha se kjo përbën shkelje të pronës publike.
Kurti u shpreh se është i gatshëm ta tërheq këtë vendim vetëm nëse marrin një zotim nga pala serbe që edhe ata të veprojnë njëjtë.
“Ka filluar zbatimi me targat e përkohshme. Vendimi është duke u zbatuar edhe sa i përket eliminimit të gjitha targave ilegale, jam i lumtur qe shoh përgjigjen pozitive të qytetarëve serbë për tu pajisur me targa të përkohshme. Pengesat në rrugë janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përbën shkelje të pronës publike dhe i ftoj autoritetet që ti heqin makinat nga rruga, sepse ata kanë bllokuar vetveten dhe lëvizjen e tyre”.
“Ky vendim është masë e barabartë që Serbia e aplikon për më shumë se 2 dekada. Edhe dje e kam bërë të ditur se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që këtë ta heq nëse kemi një zotim edhe nga pala e Serbisë. Qeveria jonë është r gatshme për takime në Bruksel por që ka refuzuar pala serbe, ne jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme të lëvizjes së qytetarëve”.
Ai tha se policët specialë janë aty vetëm për të mbrojtur kufirin./InLajmi/