Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka shpalosur programin e tij për Prishtinën, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur se secila familje do të ketë parking të garantuar në lagjen e tyre.
“Secilës familje në Prishtinë do t’ia garantojmë parkingun në lagjen e tyre – i cili do të ruhet e menaxhohet nga punëtorët kujdestarë të Prishtina Parking, nga janari i vitit 2023”, ka shkruar ai.
Poashtu Ismaili, ka thënë se deri në Janar të vitit 2023, do të përfundojnë projektet për Zonën Qendër, Bregun e Diellit, Dardaninë, Ulpianën, Lakrishten, Pejtonin, Arbërinë, Matin, Tophanen dhe të tjera./InLajmi/