Sot shënohet 23 vjet nga rënia e heronjëve Fehmi e Xhevë Lladrovci, përcjell InLajmi.
Në këtë përvjetor, kreu i AAK-së ka kujtuar ata dhe bashkëluftëtarët e tyre, Fatime Hetemi e Shefqet Zeka.
Ai me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ka shkruar se ata ishin ideale të kristalta atdhetare.
“Heroizëm i rrallë. Ideale të kristalta atdhetare.Njëzetetre vjet nga rënia e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre Fatime Hetemi e Shefqet Zeka. Lavdi!”ka shkruar Haradinaj./InLajmi/