Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur se I ka informuar ambasadorët për situatën e krijuar në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Lajçak duke komentuar ngjarjet e fundit, përmes një postimi në Twitter, ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe rivendosje të paqes.
“Është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet dhe të rivendoset paqja dhe lejimi i lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për t’i lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, ka shkruar ai./InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1440287553517547531?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1440287553517547531%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2FMiroslavLajcak2Fstatus2F1440287553517547531widget%3DTweet