Ka vazhduar sot seanca gjyqësore ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, raporton InLajmi.
Mustafa në paraqitjen e tij para trupit gjykues tha se është shumë i stresuar pas 12 muajve të kaluar në paraburgim.
“Që në fillim po ju them se as dëshira ime dhe as qëllimi im nuk është që të mos ju respektoj juve dhe panelin e kësaj gjykate, por as zonjën avokate që është ulur atje përballë, sepse nuk është as në bindjen time e as në kulturën time. Por kohët e fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres po vjen si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm dhe tani po u them se cili është problemi. Pas 12 muajve në paraburgim…”, është shprehur Mustafa./InLajmi/