Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person derisa ishte duke punuar në ndërtim e sipër ka rënë nga një lartësi 8-10 metra, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën, në Graçanicë, ndërsa viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Graçanicë, 20.09.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një objekt i cili është në ndërtim e sipër, për shkaqe ende të panjohura ishte rrëzuar nga një lartësi 8-10 metra dhe si pasoj kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektori i punës./InLajmi/