Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua i ka raportuara të zhdukura 2 vajzat e saj të mitura, përcjell InLajmi.
Në raport bëhet e ditur ser nëna ka deklaruar se vajzat kanë dalë nga shtëpia dhe që nga 23 Korriku nuk dihet asgjë për vendodhjen e tyre.
Ajo ka dyshime se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar sepse edhe më parë ato kishin tentuar ta kalonin kufirin.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime./InLajmi/