Dhimbje të herë pas hershme janë të zakonshme tek njerëzit, e sidomos tek gratë.
Por, dhimbje të tilla si në vaginë apo bark nuk duhet të injorohen kurrë sepse ato mund të jenë diçka serioze.
Për shkak të pandemisë COVID-19, ka shqetësime se shumë gra nuk po mund të mjekohen për problemet e tyre dhe si të tilla po mbeten të padiagnostifikuara.
Problemet më të shpeshta të grave janë të lidhura me endometriozën, mosmbajtjen e urinës dhe menopauzën.
Endometrioza shpesh diagnostikohet pas viteve të agonisë, pasi gratë kanë treguar se kanë bërë vizita të shumta derisa e kanë identifikuar problemin, shkruan The Sun
Nëse keni simptoma si dhimbja në pjesën e poshtme të barkut, shpina, dhimbje periodike, gjatë seksit, kur urinoni, diarrea etj, atëherë bëni mirë që menjëherë të bëni një vizitë tek mjeku, transmeton Klankosova.tv.
Të tjera raste ku duhet ta vizitoni mjekun janë, vëshirësitë për të mbetur shtatzënë, rritja e tepërt e qimeve në fytyrë, gjoks apo shpinë, lëkura e yndyrshme apo aknet, shtimi i tepërt në peshë si dhe hollimi i flokëve dhe rënia e tyre.