Kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka drejtuar një ftesë publike ndaj Bedri Hamzës dhe Agim Bahtirit, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook, i ka ftuar 2 kandidatët e tjerë që të pijnë kafe bashkë në veri, tek kafeneja e Izet Boletinit.
Ai ka njoftuar se pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Iniciativa Qytetare.
Postimi i plotë i tij:
Përshëndetje z.Hamza dhe z. Bahtiri,
Ju bëj ftesë publike për kafe, që do ta pijmë bashkë nesër në orën 9:00, në veri të Mitrovicës, tek kafeneja e Izet Boletinit. Pjesë e takimit do të jetë edhe Iniciativa Qytetare, pjesë e së cilës janë përfaqësuesit të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë.
Shpresoj në ardhjen tuaj dhe ju mirëpres në takim./InLajmi/