Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e diele në ora 21:30 një makinë ka goditur një këmbësore në Prizren, saktësisht në lagjen “Bajram Curri”, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se viktima femër pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në emergjencën e Prizrenit.
Pas kësaj viktima nuk ka poseduar asnjë dokument indentifikimi dhe ajo ende nuk është indentifikuar dhe për këtë arsye policia është detyruar që fotografinë e saj ta publikojnë në rast për të parë dikush.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet
Prizren, 20 shtator 2021
Me datë 19.09.2021 rreth orës 21:30 min, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se rrugën “Brigada 125”, ne lagjen “Bajram Curri” në Prizren, ka ndodhe një aksident trafiku, ku dyshohet se është godit një këmbësore.
Deri tek aksidenti i trafikut dyshohet se kishte ardhur, derisa i dyshuari S.G m/sh i lindur me 1964, ishte duke e drejtuar automjetin Mercedes C220, me targa vendore, me ngjyrë hiri, dhe ishte duke lëvizë në drejtimin e rrugës Vermicë-Prizren, vozitësi për shkaqe deri tani të pa njohura godet këmbësoren qe ishte duke kaluar nga ana e djathtë në të majtë.
Si pasoj e këtij aksident këmbësorja ka marr lëndime të rënda.
E lënduara me urgjencë dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ku në repartin e emergjencës edhe për kundër ndihmës mjekët kanë mund vetëm me e konstatuar vdekjen si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident.
Në vend të ngjarjes kanë dal njësitet relevante, shefi i hetimeve të trafikut, prokurori i shtetit dhe eksperti i komunikacionit ku me urdhër te prokurorit i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për autopsi në IML në Prishtinë.
Me rast janë duke u marr hetuesit e njësisë rajonal të trafikut në Prizren.
Vërejtje: Për shkak se këmbësorja (femër) nuk posedon asnjë dokument identifikimi dhe nuk kemi arrit ende ta identifikojmë viktimën, luten të gjithë ata që kanë njohuri për identitetin e saj të lajmërohen në njësinë e trafikut rajonal ne Prizren.
Bashkangjitur gjeni foton e viktimës (femër) të këtij rasti. /InLajmi/