Kandidati i PDK-së për Prizren, Shaqir Totaj ka vizituar familjen Gjurgjialo, të cilët si traditë e tyre është prodhimi i plisave, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se në vizitë tek punëtoria e tyre, ka mësuar nga afër për mënyrën e prodhimit të plisave.
Ai gjithashtu ka thënë se tek kjo familje ka shpjeguar planin për rimëkëmbje ekonomike.
Postimi i plotë i tij:
Familja Gjurgjialo e ruan me fanatizëm traditën e lashtë shqiptare të prodhimit të plisave. Në vizitën tek punëtoria e tyre, mësova nga afër për mënyrën e prodhimit të plisave, këtij simboli të bukur kombëtar. Por njëkohësisht u njoha nga afër me problemet e sfidave që përballen si kompani. Familjes Gjurgjialo u shpjegova planin tim për rimëkëmbjen ekonomike të Prizrenit duke theksuar se Fondi për biznesin do të ndihmojë kompanitë ekzistuese drejt sukseseve të reja e veçanërisht bizneset tradicionale e artizanatet që kultivojnë traditën tonë. Bashkë për Prizrenin /InLajmi/