Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se është takuar me zv.drejtorin e Qendrës së Kompetencës Luan Sopin si dhe më mësimdhënësin Avni Mazrekun, përcjell InLajmi.
Totaj tha se ata kanë pirë bashkë kafen e mëngjesit duke biseduar mbi sfidat në arsim dhe mundësitë e përmirësimit në këtë sektor.
Ai njoftoi se ata kanë diskutuar edhe për programin e PDK-së për arsimin në Prizren gjatë 4-viteve të ardhshme.
Postimi i plotë i tij:
Javën e fillova me një kafe të mëngjesit me Luan Sopin, zv.drejtor i Qendrës së Kompetencës, dhe Avni Mazrekun, mësimdhënës. Biseduam rreth problemeve e sfidave me të cilat ballafaqohet arsimi në komunën e Prizrenit e mundësitë e përmirësimit të menaxhimit të këtij sektori të rëndësishëm. Diskutuam rreth programit tim për arsim në katër vitet e ardhshme, i cili program do të sigurojë punësime meritokratike, llogaridhënie, mësimdhënie digjitale e siguri në shkolla për fëmijët tanë. Bashkë për Prizrenin./InLajmi/