Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar vendimin për reciprocitetin në lidhje me lëvzijen e lirë, përcjell InLajmi.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.”
Forcat policore janë vendosur në të gjitha pikat kufitare të vendit./InLajmi/