Të paktën 8 persona janë vrarë kur një person i armatosur hapi zjarr në një universitet në qytetin rus të Perm, thonë zyrtarët, transmeton InLajmi.
Sulmuesi shkoi në kampus në mëngjes dhe filloi të qëllojë.
Studentët dhe mësuesit u barrikaduan brenda ndërtesës së universitetit; të tjerët u panë duke kërcyer nga dritaret.
Policia plagosi dhe ndaloi sulmuesin, i cili raportohet të jetë student.
Incidenti ndodhi në Universitetin Shtetëror të Perm, në lindje të kryeqytetit, Moskës, shkruan BBC.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë studentët që hedhin sende nga dritaret nga ndërtesat në kampus para se të hidhen për të ikur nga sulmuesi./InLajmi/