Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka vizituar sot Qendrën Klinike në Deçan, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar se shëndetësia, ka qenë, është dhe do të mbetet si prioritet për të, duke u shprehur i nderuar për mikpritjen nga drejtori dhe stafi i qendrës.
Ramosaj tha se ndihet i lumtur që gjatë 4 viteve ka ofruar mbështetje për të rritur standardin e kujdesit shëndetësor.
Postimi i plotë i tij:
Shëndetësia ka qenë, është, dhe do të mbetet prioritet i imi si kryetar dhe i komunës që drejtojë!
Sot me kënaqësi vizitova QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, dhe isha shumë i nderuar me mikpritjen nga drejtori dr.Selmon Berisha me gjithë stafin e mrekullueshëm që ka ky institucion!
Mbi të gjitha u ndjeva tepër i lumtur me punën dhe përkushtimin e personelit shëndetësor, në kujdes dhe trajtim dinjitoz të qytetarëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore!
Po ashtu jam i lumtur që gjatë qeverisjes katër vjeçare, ju kam ofruar mbështetje të pakursyer për ta rritur standardin e kujdesit shëndetsorë, në investimet e mëdha në kuadër të këtij institucioni, ku sot ka emergjencës të re e shumë modernë, me të gjitha paisjet mjeksore, laboratore e rengene të rinjë e modernë, autoambulanca të reja, renovim dhe funksionalizim të të gjitha reparteve dhe ambulamcave në qendrat tjera, punësim i gjithë mjekëve të rinjë, dhe rikthim në punë i të gjithë mjekëve të pensionuar, dhe nuk kemi me u ndal!/InLajmi/