Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovë ka bërë të ditur se mjekët italianë, kardiologë dhe kardiokirurg, do të trajtojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës deri të shtunën e kësaj jave 26 fëmijë me probleme në zemër, përcjell InLajmi.
Sipas SHSKUK-së, të asistuar edhe nga mjekë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e stafit përcjellës operativ që punojnë në QKUK, kardiokirurgët nga Italia do të kryejnë 11 operacione në zemër të hapur.
Sipas programit në Klinikën e Kardiologjisë është paraparë që të realizohen 15 intervenime kardiologjie apo diagnostike.
Postimi i plotë i tyre:
Me përkrahjen e shoqatës “Gift of Life”nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mjekët italianë, kardiologë dhe kardiokirurgë, do të trajtojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës deri të shtunën e kësaj jave 26 fëmijë me probleme në zemër.
Të asistuar edhe nga mjekë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e stafit përcjellës operativ që punojnë në QKUK, kardiokirurgët nga Italia do të kryejnë 11 operacione në zemër të hapur.
Sipas programit, ndërkaq, në Klinikën e Kardiologjisë është paraparë që të realizohen 15 intervenime kardiologjie apo diagnostike.
Në muajin prill të këtij viti, mjekë kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të Shoqatës Ndërkombëtare “Gift of Life”, kishin intervenuar te 29 fëmijë. /InLajmi/