Në fillim të seancës së parë të sesionit vjeshtor në parlament, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjarët që vdiqën nga koronavirusi, raporton InLajmi.
“Në emër të Kuvendit të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet tona gjithë familjarëve që këtë kohë kanë vdekur nga Covid-19”, tha Konjufca.
Ndërsa, kryetarja e Grupi Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi që vaksinimi të jetë më masiv.
“Më e madhe sfida, duhet të jetë edhe mobilizimi jonë. Sfida tjera janë mirëqenia, krijimi i mirëqenies në të cilën po kalon vendi. Kemi parë një rritje të numrit por edhe të të vaksinuarve.Për t’u kthyer në normalitet, të gjithë duhet të vaksinohemi, ku i kemi edhe zgjedhjet komunale, ku iu bëj thirrje të gjithë kandidatëve që t’i respektojnë masat”, tha Kusari-Lila./InLajmi/