Kandidati i PDK-së, për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në kuadër të programit zgjedhor do të krijoj një ndërmarrje publike lokale, me status të shoqërisë aksionare në dobi të interesit qytetar, përcjell InLajmi.
Ndërmarrja do të themelohet vitin e parë të qeverisjes dhe pritet t’i punësojë 30 punëtorë, ka shkruar Isni Kilaj.
Postimi i plotë i tij:
Ndërmarrja do të mbështetet nga komuna për shërbimet që do t’i kryej, por do të kryej edhe detyra të tjera si një ndërmarrje publike lokale me statusin e Shoqërisë Aksionare.
#IsniKilaj
Do të krijojmë një ndërmarrje publike lokale për mirëmbajtjen e projekteve dhe hapësirave publike në Komunën e Malishevës.
Kjo ndërmarrje do të menaxhohet nga Aksionarët e Komunës, Bordi dhe në përputhje me Ligjin për ndërmarrjet publike me Nr. 03/L-087; dhe ligji për shoqëritë tregtare me Nr. 06/L-016.
Ndërmarrja do t’i ketë 4 departamente:
- Mirëmbajtjen e projekteve publike: ndriçimin, trotuaret, urat, rrugët, parqet në qytet dhe fshatra, si dhe zonat përreth objekteve publike duke i përfshirë edhe zonat rreth objekteve fetare;
- Mirëmbajtjen e monumenteve historike: shtatoret dhe lapidaret, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve dhe qendrat me karakter historik;
- Mirëmbajtjen dhe menaxhimin e zonave me potencial turistik: Pishina e Banjës, Liqeni i Mirushes, Ujëvarat e Mirushës dhe zonat tjera me rendësi nëpër fshatrat tona brenda kompetencave që i ka komuna;
- Mirëmbajtjen e varrezave të qytetit dhe të gjitha fshatrave.
Ndërmarrja do të mbështetet nga komuna për shërbimet që do t’i kryej, por do të kryej edhe detyra të tjera si një ndërmarrje publike lokale me statusin e Shoqërisë Aksionare.
Ndërmarrja do të themelohet vitin e parë të qeverisjes dhe pritet t’i punësojë 30 punëtorë.
#177
#IsniKilaj /InLajmi/




















