Policia e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë ndaluar 3 meshkuj dhe 2 femra, të gjithë nga Kosova, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të policisë, ata synonin të shkonin në një shtet perëndimor, dhe kishin paguar 9.000 euro një shtetasi të Serbisë, për ti dërguar në destinacion.
“Sipas viktimave destinacioni i tyre kishte qenë një shtet perëndimor dhe për ti dërguar atje një të dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë i kishin paguar 9000 euro,” thuhet ne raportin e policisë.
Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet dhe nuk raportohet për të arrestuar./InLajmi/