Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në senacën parlamentare, ka pyetur kreun e Qeverisë, Albin Kurti për projektin e gazsjellësit amerikan në Kosovë, raporton InLajmi.
Ai tha se dëshiron të dijë, nëse me këto vonesa, Kosova po rrezikon të humbë fondin prej 200 milionë dollarësh.
“Një pyetje e kam për kryeministrin Kurti, e që ka të bëjë me projektin AMCC për tubacionin e gazsjellësit, që do ta sjell gazin amerikan”.
“Pra siç po flitet ju po i humbim afatet buxhetore, pra a i rrezikojmë këto 200 milionë dollarë. A jemi në përputhje me afatet e parapara me kohë”, pyeti Haradinaj.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti, u përgjigj duke thënë se vendime të tilla nuk mundet të merren shpejt e shpejt.
“Kjo kërkesë nuk merret me departamentin amerikan, AMCC është ndërmarrje amerikane e s’ka të bëjë me departamentin. Vendime të tilla nuk merren shpejt e shpejt”, u përgjigj Kurti./InLajmi/