Në seancën e sotme në Kuvend është miratuar në parim Projektligji për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, si dhe Projektligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, raporton InLajmi.
Projektligji i parë u miratua me 77 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa, projektligj i 2-të mori 71 vota të deputetëve.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se ky Projektligj është nisur nga Qeverisja e PDK-së, duke shtuar se e mbështesin si të tillë.
“Sot po shqyrtojmë Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe mos të harrojmë edhe ky projektligj është nder projektligjet që janë nisur nga qeverisja e PDK dhe për fatkeq kjo Qeveri asnjëherë nuk e ka ndryshuar pikë e as presje. Ky projektligj do të rriten kompetencat e Agjencisë anti-korrupsion dhe do të ketë të drejtën e hartimeve. Këtë projektligj si në komision ne e kemi përkrahur ku edhe sot do ta përkrahim”, tha ajo.
Pro këtij projektligji janë shprehur edhe LDK-ja. Ndërkaq nga AAK-ja nuk ishte asnjë deputet./InLajmi/