Ambasada e Amerikës ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të i ulin tensionet, transmeton InLajmi.
Nga ambasada kanë thënë se i bashkangjiten thirrjes së BE që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet –menjëherë, pa vonesë.
Kjo thirrje e Ambasadës së Amerikës dhe BE-së ka ardhur pasi që Qeveria e Kosovës ka nxerr vendimin që veturat të cilat vinë nga Serbia për në Kosovë të kenë targat e Kosovës.
Postimi i plotë nga Amasada e Amerikës:
Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet –menjëherë, pa vonesë. /InLajmi/
https://twitter.com/USEmbPristina/status/1439969148570853380