Gjatë së dielës i është dhënë lamtumira e fundit Arif Demajt nga Boga e Rugovës.
Arif Demaj ishte 99 vjeç kur ndërroi jetë dy ditë më parë dhe cilësohej si më i vjetri i zonës.
Nga të afërmit e tij po vlerësohet si ruajtës i vlerave kulturore dhe atdhetar.
“Ka qenë një lajmëtar i katër gjeneratave që kanë luftuar dhe i kanë mbrojtë këto troje të Rugovës”, ka thënë Shkëlzen Demaj, familjar.
Malësori pas vetes la edhe amanete, të cilat nuk iu përmbushën sa ishte gjallë.
“Ka lanë dy amanete. Çështjen e demarkacionit dhe çështjen e parkut nacional”, ka shtuar Demaj, njofton Klankosova.tv
Kryeplaku rugovas u vlerësua lart edhe nga bashkëfshatarët. Ndërsa, në ceremoninë e varrimit prezent ishte edhe i pari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri.
https://youtu.be/SNBmsianQpk