Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se deri me tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të të vaksinës anti-Covid, apo sipas tyre i bie 35% e popullatës, përcjell InLajmi.
Nga Qeveria kanë thënë se procesi i vaksinimit është në rrugë të mbarë dhe deri në fund të vitit pritet të jetë caktu i 60% i popullatës të jenë të vaksninuar.
Nga Qeveria e Kosovës gjithashtu kanë njoftuar se këtë janë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara.
Postimi i plotë:
Deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç. Procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm jemi në rrugë të mbarë që të tejkalojmë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.

Ndërkohë, këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara. Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti.
Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushllimet më të sinqerta.
Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim! /InLajmi/