Ushtria izraelite thotë se ka rikapur 2 personat e fundit nga grupi palestinez prej 6-të personash që dolën nga një burg me siguri të lartë gati 2 javë më pare, transmeton InLajmi.
2-shja,anëtarë të grupit militant Xhihadi Islamik, u arrestuan pasi u rrethuan nga forcat e sigurisë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
4 të tjerët u kapën javën e kaluar.
Kryeministri izraelit Naftali Bennett tha se operacioni për të rikapë burrat ishte “mbresëlënës, i sofistikuar dhe i shpejtë”, duke shtuar “ajo që shkoi keq mund të riparohet”.
Episodi është cilësuar si i turpshëm për shërbimin e burgut të Izraelit, me mediat izraelite që tregojnë për një numër dështimesh të sigurisë, shkruan BBC.
Burrat mendohet se kanë kaluar muaj duke gërmuar një tunel në dyshemenë e qelisë së tyre të përbashkët në burgun Gilboa, duke kaluar para një gardiani të fjetur dhe duke dalë nga një vrimë në anën tjetër të mureve të burgut më 6 Shtator./InLajmi/