Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjakovë, pasi ka sulmuar fizikisht familjen e tij, përcjell InLajmi.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në Gjakovë ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjakovë 18.09.2021 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij viktimat kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor./InLajmi/