Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, është takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, përcjell InLajmi.
Takimi e tyre e ka bërë të ditur vetë Gjini, ku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Gjakova dhe Tirana kanë lidhur një miqësi të ngushtë.
Ai kë vënë fokus te projekti “Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon”.
Postimi i plotë i tij:
Pritje e ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ekipi i tij i mrekullueshëm.
Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë, të cilën do ta ruajmë e çojmë përpara me bashkëpunim për projekte të reja, në interes të qytetarëve të të dyja komunave.
Ndër këto projekte është edhe “Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon” ngjarje kjo e cila na bashkon edhe më shumë si komb!/InLajmi/