Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në magjistralen Podujevë-Prishtinës, saktësisht në fshatin Lupç ka ndodhur një aksident trafiku mes 2 veturave, përcjell InLajmi.
Zëdhënësia e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi se si pasoj e këtij aksidentin kanë mbetur të lënduar 4 persona.
“Sot rreth orës 12:30 në fshatin Lupç të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë 2 automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti për “Indeksonline”, ka deklrauar Ahmeti. /InLajmi/