Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një takim me asambleistët e partisë, përcjell InLajmi.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Anton Quni, kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, i përfaqëson me dinjitet.
Ai ka thënë se këtë herë Prizreni ka një zgjidhje të lehtë.
Postimi i tij i plotë:
Nga Prizreni i Lidhjes, takim me asambleistët e Lidhjes. Në qytetin e njerëzve të mirë, të kulturës, bashkëjetesës e Rilindjes, Antoni na përfaqëson me plot dinjitet.
Mik i jashtëzakonshëm, patriot i madh, udhëheqës i dëshmuar – Prizreni këtë herë ka një zgjidhje të lehtë!/InLajmi/