Policia e Kosovës, ka njoftuar se është raportuar për zhdukjen e 2 motra nga Prishtina dhe familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e tyre, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Policisë, ka qenë motra e tyre që ka raportuar për zhdukjen.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Hajvali, Prishtinë 17.09.2021-17:30. Ankuesja kosovare ka raportuar se, dy motrat e saj viktimat femra kosovare, njëra e mitur dhe tjetra fëmijë (2009), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja tyre./InLajmi/