Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri janë betuar sot në orën 10:00 te Presidenti Meta dhe tashmë qeveria e re ka nisur punën zyrtarisht.
Edhe pse ishte parashikuar që Kryeministri dhe ministrat do të përshkonin rrugën në këmbë, Edi Rama ka zgjedhur që të shkojë në këmbë. Por pas ceremonisë së betimit rrugën në kthim drejt kryeministrisë e kanë zhvilluar në këmbë.
Qeveria e re përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin. Rama dhe ministrat e tij u betuan tek Presidenti, për të cilin kanë votuar për shkarkim dhe pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fjalën e fundit, shkruan tvklan.al
Qeveria “Rama 3” u miratua në parlament në orët e para të së premtes me 77 vota pro.