Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dërguar një letër falendërimi për ministrinë e Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve në vend, përcjell InLajmi.
Në letrën e falënderimit të Kurtit për ministren e Shtetit, Maitha bint Salem Al Shamsi shkruhet se “Spitali i fëmijëve ‘Sheikha Fatima’, që e inauguruam së bashku, do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit tuaj për fëmijët e vendit tim”./InLajmi/