• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 20 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Osmani: Absurde të mendohet se kemi dashur të shtyjmë zgjedhjet nga frika e humbjes

J G nga J G
17 September 2021
në KRYESORE
0 0
0
Osmani: Nëse Serbia tenton të futet në Kosovë, do të përballet me ushtarët amerikanë dhe NATO-n.
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, flet për pandeminë, marrëdhëniet me Shqipërinë, SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë e saj nga Gjermania, në një intervistë me DW.

Deutsche Welle: Zonja Presidente, situata me virusin korona në Kosovë në javët e fundit është bërë alarmante. Përse shkoi aq, sa thuajse doli jashtë kontrollit?

Vjosa Osmani: Ishte një situatë e ngjashme edhe me disa vende të tjera, ku ta zëmë, në dy javët e para të gushtit kishim diku 2-3 raste infeksioni në ditë, kurse në 2 javët e fundit të gushtit, numri u rrit nga 2-3 infeksione në mbi 2.000 infeksione në ditë. Kjo tregon rrezikun e madh që paraqet varianti “Delta”, i cili është shumëfish më infektues e më përhapës, sesa versioni i mëhershëm i korona virusit dhe po ashtu është gati trefish më i rrezikshëm sa i përket numrit të hospitalizimeve që i shkakton e që për fat të keq në Kosovë rezultoi edhe me humbjen e një numri të madh të qytetarëve tanë nga ky virus. Tani janë ndërmarrë masa, të cilat, ndër të tjera, përfshijnë mbylljen e vendeve të ndryshme, që kryesisht kanë qenë ndër arsyet themelore, pse është rritur kaq shumë ky numër i infeksioneve, së bashku me faktin që Delta është më shumë infektues…

A nuk ka të bëjë edhe me ardhjen e kosovarëve nga diaspora dhe me menaxhimin shumë liberal të turizmit?

Menjëherë pas 2 javëve të gushtit, të cilat ishin vërtet alarmante dhe shumë të dhimbshme për qytetarët e Kosovës janë ndërmarrë masa, në mënyrë që të kemi mbyllje në një sërë sektorësh. Po e shohim që kjo po ndihmon në praktikë, sepse, edhe pse situata vazhdon të jetë e rëndë, sidomos sa i përket hospitalizimeve edhe numrit të vdekjeve, – sa i përket infeksioneve numri po bie deri diku, – dhe sa po mundemi me përcjellë, është 5% të totalit të testeve që dalin pozitive. Përkundër kësaj, ne duhet të vazhdojmë që stafi mjekësor të mbështetet maksimalisht, sepse barrën më të madhe e kanë ata, dhe përderisa spitalet përballen me një situatë kaq të rëndë, është vështirë të shohim ditë të mira. Ju e dini që kemi trashëguar një sistem shëndetësor që ka qenë afër kolapsit, edhe fare pa pandeminë. Nuk është investuar fare për vite të tëra në këtë sistem dhe kjo ka krijuar një situatë shumëfish më të rëndë, sesa atë me të cilën janë ballafaquar shtete të tjera me një sistem shëndetësor më të konsoliduar dhe më të përgatitur për t’u përballur me situata të tilla.

Në tetor Kosova organizon zgjedhjet lokale dhe, me argumentin e situatës alarmante të Kosovës, ju u përpoqët t’i shtynit zgjedhjet lokale. Kjo është komentuar sikur ju me partinë tuaj dhe Albin Kurti me Vetëvendosjen frikësoheni nga humbja për shkak të mosmenaxhimit të krizës së koronës. Cili është komenti juaj?

Këto janë akuza absurde nga ata që nuk mund të gjejnë argumente për t’i bindur qytetarët për t’i përkrahur e tentojnë që këtë ta bëjnë nëpërmjet propagandës së ulët dhe të ndytë. Në radhë të parë unë nuk kam parti, jam Presidente e Republikës së Kosovës dhe shikoj vetëm një interes e ai është interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë e di që këta njerëz janë mësuar me presidentë, të cilët u kanë shërbyer interesave të ngushta e klandestine e shpeshherë edhe të lidhura me rrjete të ndryshme. Unë nuk jam e tillë dhe ata e dinë këtë shumë mirë, prandaj edhe nuk po munden të pajtohen me faktin se e kanë një presidente, e cila është komplet e lirë nga ndikimet e jashtme dhe e cila merr vendime në mërye komplet autonome e vetëm e vetëm në interes të qytetarëve të Kosovës. Por ky është një realitet, me të cilin duhet të mësohen, sepse është në interes të vendit tonë, që të shikohet pikërisht ajo që është më e mira për qytetarët. Dhe këtë e kam bërë, kur i kam ftuar partitë për diskutim dhe kam synuar që të arrihet konsensus ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë. Por propozimi i parë për shtyrje të zgjedhjeve ka ardhur nga Federata e Mjekëve. Pra, kanë qenë mjekët ata që kanë propozuar dhe pastaj dokumenti i 2-të ka ardhur nga Instituti i Kosovës për Shërbim Publik, Instituti që ka barrën kryesore për të menaxhuar pandeminë, të cilët kanë kërkuar një gjë të tillë. Natyrisht, unë nuk e kam imponuar. Sikur t’i merrja precedentët paraprake të krijuara, unë do t’i shtyja zgjedhjet pa e pyetur askënd. Por ky nuk është shembulli që unë kam sjellë në presidencë. Është pikërisht e kundërta, një shembull i cili nënkupton diskutime me partitë politike, konsensus me partitë politike dhe dëgjimin edhe të zërit të opozitës, pavarësisht nga numrat e vegjël që ata përfaqësojnë sot në kuvend. Prandaj, kjo është një propagandë e ulët, e cila është demaskuar, më datën 13 shtator, kur e bëra të qartë para qytetarëve të Kosovës, sidomos para të gjithëve që, në fakt, unë kurrë nuk kam kërkuar që ta marr vetë këtë vendim, por që ky të jetë një vendim i përbashkët i të gjitha partive të vogla e të mëdha në Kosovë. Në mënyrë që të shikohet interesi, qytetar dhe t’u japim mjekëve tanë së paku një shans, pesë-gjashtë javë deri në 2 muaj, që ata ta ulin kurbën e infektimeve dhe pastaj të mund të menaxhojnë spitalet e stërmbushura pak më lehtë. Kjo ka qenë arsyeja.

Tags: Deutche WellePandemiaVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Rizvanolli për gazin natyror: Nuk dihet vendimi i Qeverisë pasiqë ende nuk dihet kosto e projektit

Postimi tjetër

Protestuesit e FSSHK-së: Arben Vitia na ka injoruar vazhdimisht

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi e VV’së nuk e votoi Donika Gërvallën për Kryetare, nuk ia falë fjalët për bashkëshortin
KRYESORE

Shqipe Selimi e VV’së nuk e votoi Donika Gërvallën për Kryetare, nuk ia falë fjalët për bashkëshortin

20 August 2025
Aksidenti në Gjermani, flasin nga kompania turistike: 41 udhëtarë ishin në autobus, 3 u lënduan lehtë
KRYESORE

Aksidenti në Gjermani, flasin nga kompania turistike: 41 udhëtarë ishin në autobus, 3 u lënduan lehtë

20 August 2025
Njohësi i Kushtetutës: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale
KRYESORE

Njohësi i Kushtetutës: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale

19 August 2025
Kurti mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi
KRYESORE

Kurti mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi

19 August 2025
Kuvendi jep tender 90 mijë eurosh, i bënë deputetët me Laptop të ri
KRYESORE

Kuvendi jep tender 90 mijë eurosh, i bënë deputetët me Laptop të ri

19 August 2025
Musliu-Shoshi: Presim që VV ta përsëris epilogun e njëjtë, me Haxhiun kandidate
KRYESORE

Musliu-Shoshi: Presim që VV ta përsëris epilogun e njëjtë, me Haxhiun kandidate

19 August 2025
Postimi tjetër
Protestuesit e FSSHK-së: Arben Vitia na ka injoruar vazhdimisht

Protestuesit e FSSHK-së: Arben Vitia na ka injoruar vazhdimisht

Lajmet e fundit

Gjoshi, “diss” Pecit: “PDK, LDK, AAK dhe gruaja e Rexhës”

Gjoshi, “diss” Pecit: “PDK, LDK, AAK dhe gruaja e Rexhës”

20 August 2025
“Figurat e botës së krimit”: Çfarë deklaronte Gërvalla për Rexhep Selimin, dhe a ishte kjo arsyeja që nuk u votua nga Shqipe Selimi?

“Figurat e botës së krimit”: Çfarë deklaronte Gërvalla për Rexhep Selimin, dhe a ishte kjo arsyeja që nuk u votua nga Shqipe Selimi?

20 August 2025
Shqipe Selimi e VV’së nuk e votoi Donika Gërvallën për Kryetare, nuk ia falë fjalët për bashkëshortin

Shqipe Selimi e VV’së nuk e votoi Donika Gërvallën për Kryetare, nuk ia falë fjalët për bashkëshortin

20 August 2025
E dhimbshme: Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

E dhimbshme: Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

20 August 2025
Aksidenti në Gjermani, flasin nga kompania turistike: 41 udhëtarë ishin në autobus, 3 u lënduan lehtë

Aksidenti në Gjermani, flasin nga kompania turistike: 41 udhëtarë ishin në autobus, 3 u lënduan lehtë

20 August 2025
10 shenjat që tregojnë se nuk ndjeni më dashuri për partnerin tuaj

10 shenjat që tregojnë se nuk ndjeni më dashuri për partnerin tuaj

20 August 2025
Madonna festoi 67-vjetorin, por vëmendjen e mori torta e ditëlindjes

Madonna festoi 67-vjetorin, por vëmendjen e mori torta e ditëlindjes

20 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu