Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci ka folur për lirimin nga pagesa për vijimin e studimeve të larta, duke thënë se kjo do të krijojë lehtësira për universitetet, raporton InLajmi.
Ajo ka bërë të ditur se këtë vit do të ndahen 1.7milionë euro për universitetet, ndërsa lirimi nga pagesat mundëson shmangjen e diskriminimit dhe pabarazinë sociale.
“Studimet pa pagesë për arsimin e lartë ka qenë një nga zotimet tona, me këtë zotim ata lirohen nga pagesa e tarifave me rastin e regjistrimit dhe po shmangim diskriminimin për shkak të pa barazisë sociale”.
“Në hyrje në fuqi shfuqizohet udhëzimi administrativ i mëparshëm. Në lidhje ne shumën e bursave do të vlejnë të njëjta vlera dhe ne kemi hapur thirrje edhe për 1.000 bursa për vajzat, dhe përtej kësaj kemi ofruar mbështetje për studentët e cila do të vazhdojë edhe për vitin e ardhshëm”.
Nagavci u shpreh se edhe 18 ditët e humbura të vitit shkollor do të kompensohen, duke lënë të kuptohet se shtyrja ndodhi me rekomandim të IKSHPK-së.
“Sa i përket zhvillimit të mësimit ka qenë rekomandim i IKSHPK-së që të pezullohet deri me 26 të këtij muaji dhe janë 18 ditë të humbura dhe të gjitha do të kompensohen”.
“Sa i përket zhvillimit të mësimit ka disa shkolla që kanë filluar aktivitetet që janë kompensim. Janë të paraparë 4 skenar, i cili do të zbatohet nëse vlerësohet nga Task-Forca”./InLajmi/