Bali Muharremaj, kryetar i komunës së Suharekës dhe kandidat për një mandat tjetër nga radhët e AAK-së, është takuar për kafen e mëngjesit me kandidatin e VV-së për kryetar të Prizrenit, Muharrem Haskuka, përcjell InLajmi.
Muharremaj takimin e tyre e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar një fotografi bashkë me Haskukën, duke shkruar se “duhet të krijohet mundësia për raporte të mira mes nesh si popull”.
Postimi i plotë i tij:
Kafe miqësore me z.Mytaher Haskuka.
Mendoj se duhet me kriju gjithmonë mundësinë, me pas raporte të mira mes nesh si popull.
Garojmë e shfaqemi secili prej nesh, për ta krijuar gjithsesi mundësinë, që e ardhmja të mbetet më mirë për qytetarët tanë kudo në Kosovë.
Bali Muharremaj./InLajmi/