Policia e Kosovës, ka njoftuar se një burrë nga Mitrovica e Veriut, është rrahur nga gruja e tij, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së enjtës, ku viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërkaq rasti ka vazhduar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Mitrovicë Veri 16.09.2021-12:35. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./InLajmi/