Të paktën 7-të persona kanë vdekur pasi janë mbytur në detet e trazuara të Mesdheut në jug të Francës, thonë autoritetet, transmeton InLajmi.
Ata u tërhoqën në det ndërsa ishin duke notuar, pavarësisht paralajmërimeve për ujëra të rrezikshëm e të trazuar.
Detet u trazuan nga stuhitë dhe erërat e forta.
5 persona, në moshën 60-70 vjeç, vdiqën në 5-së plazhe në Herault, në jug -perëndim. 2 burra të tjerë, të moshës 58 dhe 71 vjeç, u mbytën në 2 plazhe në Bouches-du-Rhône, më në lindje.
Shërbimet e urgjencës në Herault thonë se ata u përpoqën të shpëtonin 12 persona në rrezik në plazhet në Agde, La Grande-Motte, Marseillan, Serignan dhe Vias. 7-të u shpëtuan, por 5 vdiqën./InLajmi/

















