Sapo ka filluar ceremonia e pritjes së Qeverisë së Kosovës nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku sot të 2 qeveritë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.
Pak pa arritë kryeministrat, siq e do zakoni, ministrat e të 2 shteteve janë përshëndetur njëri me tjetrin, teksa kanë shkelur masën e parë anti-COVID. Ata kanë shtrenguar duart derisa kanë zënë vendet e tyre, shkruan Alsat.
Pas pak pritet të arrijnë edhe kreministri Zaev dhe kryeministri Kurti, ku më pas edhe do të fillojë mbledhja e përbashkët.