Shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka njoftuar rreth marrëveshjeve që do të nënshkruhen nga qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët, përcjell InLajmi.
Dalipi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se 2 kryeministrat kanë nëshkruar 11 marrëveshje, në mes të cilave është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.
Postimi i tij i plotë:
Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale./InLajmi/