Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia kanë njoftuar një pakt historik të sigurisë në Indo-Paqësor, në atë që shihet si një përpjekje për të kundërshtuar Kinën, transmeton InLajmi.
Ky pakt, do të lejojë Australinë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore për herë të parë, duke përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA.
Pakti, i njohur si Aukus, do të mbulojë gjithashtu inteligjencën artificiale, teknologjitë kibernetike dhe kuantike.
Ky partneritet mes 3 vedeve, është më i madhi mbrojtës në dekada, thonë analistët.
Vitet e fundit, demokracitë perëndimore kanë shprehur të gjitha shqetësimet për rritjen e vendosmërisë ushtarake të Kinës në Indo-Paqësor, shkruan BBC.
Partneriteti i ri synon të “promovojë sigurinë dhe prosperitetin” në rajon, tha një deklaratë e përbashkët e Presidentit amerikan Joe Biden, kryeministrit britanik Boris Johnson dhe homologut të tij australian Scott Morrison./InLajmi/

















