Mijëra protestues kanë dalë në rrugë në El Salvador, të zemëruar me futjen e Bitcoin si mjet ligjor i shit-blerjes, transmeton InLajmi.
Presidenti Nayib Bukele thotë se kriptomonedha do të ndihmojë salvadorianët që punojnë jashtë vendit për të dërguar para në shtëpi.
Por demonstruesit kanë frikë se do të sjellë paqëndrueshmëri dhe inflacion në vendin e varfër të Amerikës Latine.
Disa protestues i vunë zjarrin një makine të re Bitcoin, ndërsa të tjerët mbanin tabela që lexonin “Bukele Diktator”.
Javën e kaluar, El Salvador u bë vendi i parë që përdori monedhën virtuale si një tender ligjor, krahas dollarit amerikan.
Demonstruesit, të mbledhur në kryeqytetin San Salvador në 200 vjetorin e pavarësisë së vendit, mbanin pankarta ku shkruhej “Jo Bitcoin” dhe “Respekto Kushtetutën”, shkruan BBC.
Ata akuzojnë presidentin për përdorimin e mjeteve autoritare për të forcuar kontrollin e tij mbi pushtetin./InLajmi/