22 vëzhgues afatgjatë, janë dërguar nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 Tetor, raporton InLajmi.
Zëvendës shefi i misionit, Konrad Olszeëski, u shpreh se tha se kjo të kontribuoj për të arritur një vlerësim të plotë rreth procesit të zgjedhjeve.
“Sot po i përcjellim 11 ekipe vëzhguesish afatgjatë, secili nga 2 anëtarë, të cilët do ta vlerësojnë fushatën dhe përgatitjen për zgjedhje në të gjitha komunat në të gjithë Kosovën. Vëzhguesit afatgjatë janë shumë të rëndësishëm që misioni të mund të arrijë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor në përputhje me metodologjinë standarde të vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE”.
Vëzhguesit afatgjatë vijnë në Kosovë, nga 19 shtete dhe gjysma e tyre janë femra. Ato do të takohen me zyrtarë vendor për zgjedhje, kandidatë dhe përfaqësues nga partitë politike, si dhe me shoqërinë civile dhe mediet.