Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhike ka thënë se me 17 Tetor qytetari duhet ta refuzojë populizmin, përcjell InLajmi.
“Më 17 tetor refuzoni popullizmin. Fjalët e thata s’bëjnë punë. Populistët kanë marrë mjaft dhe s’po munden t’i dalin vendit zot. Refuzoni edhe të korruptuarit sepse pushteti s’mund të jetë fole e keqpërdorimeve dhe keqpërdoruesve”.
Abdixhiku gjatë fjalimit ka thënë se duhen kryetarë dhe këshilltarë komunalë që kanë energji për punë dhe dashuri.
“Sot neve dhe juve na duhen kryetarë dhe këshilltarë që dinë edhe duan. Që janë edhe të pastër edhe të ditur. Që kanë energji për punë sa kanë dashuri për qytetarët e vet. Që kanë respect”. /InLajmi/