Kandidati për komunën e Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë ditës së enjte ka filluar fushatën zgjedhore me sloganin “Puna e marë”.
Haradinaj prioritet e ka ndërtimin e një spitali dhe vëmendje do ti kushtoj çështjes së trafikut dhe parkingjeve.
Pos Daut Haradinaj, në zgjedhjet e 17 tetorit kjo parti do të garojë edhe me gjashtë kandidat të tjerë, përcjell Klan Kosova.