Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar ndaj deklratës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi që ky i fundit ka thënë se hekurudha Prishtinë-Beograd do të kishte efekt nëse do të lidhjes me Durrësin, përcjell InLajmi.
Pas kësaj Selmanaj ka thënë se kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit, këta të majtit pseudo patriot, shanin e akuzonin se hekurudha Durrës -Prishtinë dhe pastaj lidhja me rrjetin hekurudhor në regjion dhe Evropë Qendrore, i mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik.
Gjithashtu ai ka thënë se tash pasi erdhën në pushtet pa fije turpi shkojnë në Beograd dhe kur kthehen deklarojnë se linja hekurudhore Prishtinë – Beograd ka efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin.
Së fundmi Selmanaj e ka pyetur Aliun se “Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndrru vend?!”.
Postimi i plotë i tij:
Kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit, këta të majtit pseudo patriot, shanin e akuzonin se hekurudha Durrës -Prishtinë dhe pastaj lidhja me rrjetin hekurudhor në regjion dhe Evropë Qendrore, i mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik.
Tash pasi erdhën në pushtet pa fije turpi shkojnë në Beograd dhe kur kthehen deklarojnë se linja hekurudhore Prishtinë – Beograd ka efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin.
Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndrru vend?!..
Hipokrizia e mashtruesve. /InLajmi/