Një grindje e madhe ka shpërthyer midis udhëheqësve të talebanëve vetëm disa ditë pasi ata krijuan një qeveri të re në Afganistan, thanë zyrtarë të lartë talebanë, transmeton InLajmi.
Mbështetësit e 2 fraksioneve rivale thuhet se janë grindur në pallatin presidencial në kryeqytetin Kabul.
Argumenti dukej se përqëndrohej në atë se kush bëri më shumë për të siguruar fitoren mbi SHBA dhe si u nda pushteti në kabinetin e ri.
Mosmarrëveshja doli në dritë pasi një bashkëthemelues i talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, u zhduk për disa ditë.
Një burim taleban i tha BBC Pashto se Baradar dhe Khalil ur -Rahman Haqqani – ministër për refugjatët dhe një figurë e shquar brenda rrjetit militant Haqqani – kishin shkëmbyer fjalë të forta, pasi ndjekësit e tyre u grindën me njëri –tjetrin.
Grupi mori kontrollin mbi Afganistanin muajin e kaluar, dhe që atëherë e kanë shpallur vendin një “Emirat Islamik”. Kabineti i tyre i ri i përkohshëm është tërësisht mashkull dhe përbëhet nga figura të larta talebane, disa prej të cilëve janë të njohur për sulmet ndaj forcave amerikane gjatë 2 dekadave të fundit./InLajmi/