Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve, janë raportuar 6-të raste të dhunës në komuna të ndryshme të vendit, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rastet janë raportuar në Prishtinë, Podujevë, Gjakovë, Malishevë e Skenderaj.
Njoftimet e plota të Policisë së Kosovës:
Prishtinë 14.09.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje, ndërsa sot gjatë një seance gjyqësore i ka kanosur verbalisht me vrasje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Podujevë 14.09.2021 – 11:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur me vrasje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima me tre fëmijët e saj është dërguar te prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Podujevë (NN) 14.09.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 14.09.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedurë të rregullt.
Malishevë 14.09.2021 – 21:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (babai dhe dy djemtë), pasi që ishin rrahur në mes vete. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Skenderaj 14.09.2021 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht familjarë të tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./InLajmi/